“Jeton në planetin Tokë apo jo?” Balla përplaset me komentuesin në Facebook për krizën energjitike

Për dimër të vështirë po flet qeveria, duke thënë se jemi në krizë energjetike. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ditën e djeshme në Facebook shkroi se, sipas planit të masave, nuk do të aplikohet asnjë ndërprerje të energjisë elektrike.

Pas këtij statusi, një qytetar ka komentuar duke i thënë se nuk është normale që të ndërpritet energjia, për sa kohë po paguajnë për t’u furnizuar.

Si duket ky koment e ka ngacmuar Ballën, i cili i është përgjigjur publikisht duke i thënë:

“Jeton në planetin tokë, apo në ndonjë planet tjetër? Në disa vende në Europë, kontinent në planetin tokë, kanë filluar ndërprerje”./albeu.com


Shtuar 10.09.2022 16:29