“Jemi në betejë”, Berisha: Historia do na dënojë nëse nuk e shporrim Ramën dhe regjimin e tij

Vetëm 3 ditë para vendimit të Gjykatës për vulën e PD dhe protestës së thirrur nga opozita në pot ë njëjtën datë, Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim.

Berisha përmes një videoje në Tëitter, thekson se do përdorin çdo mjet të mosbindjes civile për të larguar regjimin.

Berisha: Do jemi në betejë, duhet të bëjmë gjithçka me pasion, me sakrifica. Ne do përdorim çdo mjet të mos bindjes civile për t’i shkurtuar ditët dhe për të përmbysur qeverinë. Ky regjim është më i egër se çdo pushtim që shqiptarët kanë njohur në histori. Ky regjim me politikat që ka ndjekur, me varfërimin masiv të shqiptarëve, me shndërrimin e votës në një letër pa leve ja u ka nxirë jetën shqiptarëve. A mundet ne ta pranojmë për kryeministër një njëri që vjedhj shqiptarët, i varfëron, i mjeron dhe i degdis në dhera të tjera? Nuk ka dënim më të madh që do na bëjë historia ne në qoftë se nuk e shporrim atë dhe regjimin e tij.

/Albeu.com/

 


Shtuar 28.02.2023 13:16