Jeff Bezos zotohet të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij

Jeff Bezos është zotuar se do të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi. Në një intervisë për CNN, miliarderi tha se fondet do të dhurohen për të luftuar ndryshimet klimaterike dhe për të mbështetur njerëzit që mund të ndihmojnë përballë problemeve si ndarjet sociale dhe politike.

Ai është kritikuar për mosnënshkrimin e Giving Pledge, i cili përbëhet nga qindra njerëz më të pasur për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për qëllime bamirësie. Duke folur së bashku me partneren e tij Lauren Sánchez, tha se po “ndërton kapacitetin për të qenë në gjendje të dhurojë këto para.”


Shtuar 14.11.2022 21:28