Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme në Kuvend pas fjalës së tij teksa i është drejtuar me termin ‘kokosh’, ndërsa më pas iu drejtua duke i thënë “të gjithë bashkë jeni më pak se një thelë”.
“Ai që e ka përdorur gjuhën si shpatë pushtuesi pa pikë mëshirë, jo vetëm për kundërshtaret por edhe për baballarët nënat e fëmijët kurrë nuk ka pasur as ndrojë. Sali je sjellë si kokosh gjithë jetën në foltore por të gjithë bashkë jeni më pak se një thelë. Nuk e di me çfarë guximi përdorni ato fjalë që i nxirrni me lehtësinë e atij që nuk e ka problem kush e dëgjon. E thatë vetë një ish drejtues i këtij vendi që nuk lë rast papërdorur fjalët hajdut, ordiner, tualet, etj. Unë do doja që një ish kryeministër i vendit tim të ishte këtu në moshën tuaj dhe të kishte dinjitetin për të folur për gjëra që u përkasin të gjithëve, për tu ngritur në lartësinë që nuk e pate kur ishe në detyrë.
Ajo rregullorja qe ju e përmendi, apo kodi etik më mirë t’i hedhim aty ku thatë ju se nuk ka më kuptim. Ka dhunë, bllokim foltore dhe kur nuk jeni ju është zëvendësi juaj që e bllokon. Nuk flet dot njeri, as për ligjet as për iranianët se edhe atyre do ti dilni në mbrojtje. Ju edhe për Zotin këtu do të dilni të thoni fjalën e fundit. Do të bëjmë këtu një Kuvend që të ketë hije.