“Je në udhëtim me të dashurin”, Beatrix Ramosaj publikon mesazhet me Balinën dhe e paralajmëron: Do të të padis, nuk m’i ul dot vlerat ti

Beatrix Ramosaj së fundmi ka bërë një reagim në rrjete sociale për opinionisten e Big Brother Vip Balina Bodinaku.

Kjo e fundit i ka shkruar një mesazh në Instagram duke i thënë se një shoqja e saj që punon në një agjenci udhëtimi i ka treguar se Beatrix ka shkuar në udhëtim jashtë shtetit me të dashurin e saj.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Trixa, e cila i kërkon që t’i tregojë kush është personi që i ka dhënë këtë informacion të gabuar.

Por ish-konkurrentja e Big Brother Vip nuk ka marrë përgjigje pasi Balina i ka bërë bllok.

Më pas Trixa ka bërë një tjetër reagim ku e paralajmëron se nëse do të përhapë dhe njëherë lajme të rreme për të, do të ndjekë rrugë ligjore.

 


Shtuar 15.02.2022 14:26