Java rikthen të nxehtin, sa do të arrijnë temperaturat, moti merr kthesën e madhe të premten

Kjo javë shtatori ka nisur në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Moti do të jetë i qëndrueshëm deri mesditën e së premtes. Meteorologu Hakil Osmani, thotë se pasditja e së premtes pritet të sjellë vranësira kryesisht në zonat veriore, duke krijuar kështu mundësi për reshje shiu.

Të lidhura

None found

Gjatë fundjavës gjithashtu pritet të ketë mundësi të vogla për reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta edhe gjatë kësaj jave, deri në 6 gradë më të larta sesa vlerat normale. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë këtë javë në zonat e izoluara të qarkut të Elbasanit dhe Beratit.

Ndërkohë fundjava sjell rënie të temperaturave deri në 3 gradë celcius.

Kosova dhe MV do të jenë gjithashtu nën dominimin e kthjellimeve.


Shtuar 5.09.2022 09:33