Java nis e “kuqe” në kursin e këmbimit, euro, dollari dhe paundi si mos më keq ndaj lekut

Java ka nisur keq për monedhat e huaja në raport me lekun, i cili është forcuar ndjeshëm në raport me të gjitha. Sipas Bankës së Shqipërisë, është forcuar sot si ndaj euros, ashtu edhe ndaj dollarit dhe paundit.

Të lidhura

None found

Raportohet se një euro u këmbye sot me mesatarisht 107.04 lekë, duke humbur 0.56 pikë vetëm brenda pak orësh në raport me lekun, kurse një dollar u këmbye me 98.23 pikë duke pësuar rënie të madhe me -0.92 pikë në raport me lekun.

E njëjta situatë është shënuar edhe në kursin e këmbimit mes lekut dhe paundit, ku ky i fundit është zhvlerësuar sot me -0.84 pikë në raport me monedhën tonë kombëtare. /albeu.com

 


Shtuar 26.06.2023 13:48