Kryepeshkopi i Tiranës dhe i Shqipërisë, Anastas Janullatos ka qenë në bur
Fredi Beleri është vizituar në burg nga kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Ai ka kërkuar lirimin e kryebashkiakut fitues të zgjedhjeve të 14 majit.
Ndërkohë, mediat greke shkruajnë se vizita e Janullatosit përmbahej në disa pika:
1- Se kur një anëtar i Kishës përndiqet padrejtësisht, i bëhet padrejtësi e gjithë Kishës.
2- Dhe së fundi, rivendosja e drejtësisë dhe rendit juridik kontribuon në zgjidhjen shoqërore dhe zhvillimin e mirëkuptimit dhe marrëdhënieve paqësore.
Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit ku doli edhe fitues për Bashkinë e Himarës.
Ai ra në pranga për korrupsion pasiv në zgjedhje, me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, teksa ky i fundit u lirua në fillim të qershorit, për shkak të gjendjes shëndetësore.
Avokatët kishin kërkuar një masë më të lehtë në rekursin e paraqitur në gjykatën e lartë, por trupi gjykues nuk i pranoi argumentet e tyre.