“Janë në servis”, Klodiana Lala “kapet” me Peleshin: Po na fyeni inteligjencën, keni apo jo helikopterë?

Mungesa e helikopterëve të Shqipërisë për përdorim për emergjencat civile ka ndezur një debat të gjerë në vendin tonë.

Në emisionin “Open”, gazetarja Lala kërkoi informacion nga ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi, për sa i përket pyetjes nëse Shqipëria kishte apo jo helikopterë për shuarjen e zjarreve. Insistimi i gazetares ka shkaktuar acarim tek ministri i cili u ankua se nuk po i lihej kohë për t’u përgjigjur.

Ndërsa më tej, Peleshi tha se 3 prej 4 helikopterëve të mundshëm ishin në servis. Sa i përket avionit grek që bëri të mundur shuarjen e flakëve, ministri u shpreh se një i tillë kushtonte 50 milionë euro dhe Shqipëria nuk e kishte të mundur të blinte një të tillë.

DEBATI

Lala: Po na fyeni inteligjencën, keni apo jo helikopterë? Kaq përgjigje duam.

Peleshi: S’përgjigjem nëse s’më lë të përgjigjem. Sikur se kuptoj se çfarë po më pyet. S’mund ta ketë përgjigjen nëse s’më lë të përgjigjem. Ne kemi 4 helikopterë që nuk janë helikopter për hedhje uji nga arji, por janë helikopter ushtarakë për të hedhur ujë sa për të vendosur kova të tilla. Janë helikopter që nuk përdoren për këto emergjenca. Por jo për emergjencat, pikat e zjarreve. Ka një të vërtetë të madhe dhe të trishtueshëm se 3 nga 4 helikopterët tanë janë në kontrata mirëmbajtjesh që zgjaten dhe zgjaten se në Shqipëri ne nuk kemi mundësi dot, operatorë që bëjnë servisin e këtyre helikopterëve. Flota jonë ajrore ka disa dhejtra helikopter. Jemi të detyruar që t’i kontraktojmë ata jashtë.

Lala: Për sa kohë janë në servise?

Peleshi: Jam akoma te presja, skam vënë pikën. Helikopterët janë 3 nga ata janë në servis, në mirëmbajtje. nëse ndonjë thotë se është herezi që janë në servis, nuk shoh çudi. Çuarja e tyre në Itali apo Poloni, kthimi i tyre mbrapsht, apo në momentet e kontrolleve periodike, këto janë probleme që i ka çdo vend Por çfarë kemi bërë ne për të marrë masa. Të gjitha vendet edhe ato më të zhvilluara se ne, që me buxhetin e mbrojtjes nuk i mbulon dot nevojat e veta. Kemi parë listën e avionëve të kontraktuar me qira nga vende të ndryshme. Mekanizmi i vendeve për të përballuar nevojat, është mekanizmi europian i mbrojtjes civile. Jemi në rrugë të mbarë. Pa qenë anëtarë jemi përfitues…

Lala: Komisionerët nuk shërbejnë për të fikur zjarret.

Peleshi: Ata fikin zjarret se shtrojnë çështjet. është një përqindje e vogël e Sazanit që është djegur, nuk është djegur gjithë Shqipëria. Ju thoni se ministri duhej të ndërpriste takimin jashtë.. të lutem tani. Nuk është çështje e një helikopteri. Një helikopter që do të ngrihej, s’do të bënte punë. Ai që u ngrit sot ishte avion Canadair CL 415, 50 mln euro. se kemi mundësinë që të bëjmë një të tillë.