Ambasadorja e OSBE: Nesër në 15:00 japim verdiktin për zgjedhjet

Ursula Garcek, ambasadorja e OSBE ka deklarur se do të vizitojë disa qëndra votimi. Ajo gjithashtu tha se nesër në orën 15:00 do të dali me një përfundim për zgjedhjet në Shqipëri.

Pjesë nga fjalimi:

S’jam këtu për t dhënë mesazhe, misioni që përfaqësoj për fushatën. Jam “koka” e misionit të ODHIR.

Kam ardhur në Shqipëri që më 17 mars. Sigurisht që vëmendja i dedikohet zgjedhjeve por për ne ka qenë e rëndësishme që të shohim edhe fushatën.

Sot do të vizitoj një numër të vogël QV, por kolegët e mi janë të shpërndarë në 12 qarqet e Shqipërisë.

Të gjithë më pyesin si po shkon, por po iu zhgënjej se ende po mbledhim informacion që të dalim në një përfundim. Përgjigjia e pyetjeve tuaja do të dalë nesër. Iu ftoj në konferencë për shtyp në orën 15:00. /albeu.com/


Shtuar 25.04.2021 11:01