Juventusi është përqendruar në ndeshjen e fundit të sezonit, atë kundër Bolonjës, që është edhe shansi i fundit për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Ndërsa duke filluar nga e hëna do të fillojë programimi për kampionatin e ardhshëm, duke filluar nga stoli, me Andrea Pirlo që shpreson ende në konfirmimin.
Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, vendimi përfundimtar nëse konfirmohet apo jo tekniku do të mbërrijë javën e ardhshme dhe në rast lamtumire emrat për zëvendësimin e tij janë gjithmonë ata të Massimiliano Allegri dhe Zinedine Zidane.
Florentino Perez dëshiron ta mbajë francezin, por ky i fundit shpeshherë ka lënë të kuptohet se do të ndahet me Realin në fund të sezonit.
Max Allegri mbetet një kandidat shumë serioz, por shumë favorit për Realin. Allegri dhe Zizou, zgjidhjet më intriguese për Juve, varen nga klubi spanjoll.