Izraeli përparon thellë në qytetin e Gazës dhe shkatërron tunelet

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari thotë se forcat tokësore izraelite kanë operuar më thellë në qytetin e Gazës në orët e fundit.

Hagari thotë se IDF “po thellon presionin mbi qytetin e Gazës”, ku besohet se është bastioni i Hamasit.

Ai deklaroi se IDF vrau disa komandantë në terren të Hamasit gjatë sulmeve ajrore dhe operacioneve të natës, gjë që “dëmton ndjeshëm aftësinë e Hamasit për tu kundërpërgjigjur.”

Në rrjetin e tuneleve të Hamasit, Hagari thotë se forcat inxhinierike luftarake po shkatërrojnë çdo tunel që hasin duke përdorur “pajisje të ndryshme”./albeu.com


Shtuar 8.11.2023 14:27

Tags: ,