Iu rreziku jeta, shpëtohet nga mbytja kompozitori Shpëtim Saraçi

Është shpëtuar nga mbytja kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi. Ka qenë vrojtuesi i plazhit Ismet Keta që ka bërë të mundur nxjerrjen nga deti të kompozitorit Saraçi.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, të cilët shprehen se pas dëgjimit të britmave vrojtuesi i plazhit është futur në ujë dhe ka nxjerrë nga deti Shpëtim Saraçin.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur me datë 6 gusht në plazhin e Hamallajt.

POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS:
Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt.
Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme… Me baywatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rrezikuari ishte ne gjendje kritike per jeten. Ismeti tregon, qe j’u deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek bayëatch-i i shpetimit. Fale Zotit sot Vrojtuesit shpetuan nje personazh qe i ka dhene shume publikut nepermjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i jape .
FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES!
VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE!


Shtuar 19.08.2021 16:08