Reali i cakton çmimin Iscos

Mesfushori spanjoll Isco, pritet të largohet nga skuadra e Real Madridit gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas mediave në Spanjë, madrilenët tashmë e kanë nxjerrë Iscon në shitje dhe për kartonin e tij po kërkojnë 18 milionë euro.

Mesfushori 29-vjeçar nuk bën pjesë në planet e klubit, pasi nuk ka arritur ta bind trajnerin Carlo Ancelotti në fazën përgatitore.

Ai ka kontratë me Realin deri vitin e ardhshëm kurse klubit iu bashkua në vitin 2013 nga Malaga. Isco në ndeshjen e parë të sezonit 2021/22, të cilën Reali e fitoi 4:1 në udhëtim te Alavesi, luajti vetëm dy minuta.


Shtuar 19.08.2021 16:16

Tags: , ,