Iu përgjigjën thirrjes për një sulm në një motel, mbeten të vrarë dy oficerë policie në Kaliforni

Dy oficerë policie në Kaliforninë Jugore janë qëlluar për vdekje, pasi iu përgjigjën një thirrje për një sulm me thikë në një motel.

I vdekur gjithashtu ka mbetur edhe autori i dyshuar, thonë zyrtarët.

Policia e El Monte mori një telefonatë nga një motel pasi dyshohej se kishte ndodhur një sulm me thikë dhe kur ata shkuan të dhomën ku ishte i dyshuari nisën të shtëna me armë.

I dyshuari më pas tentoi të largohej nga dhoma e motelit ku u përplas sërish me policinë në parking.

Dy oficerët që u plagosën u dërguan në spital, por ndërruan jetë të martën në mbrëmje, ndërsa i dyshuara ka ndërruar jetë po në vendngjarje./albeu.com