Dy oficerë policie në Kaliforninë Jugore janë qëlluar për vdekje, pasi iu përgjigjën një thirrje për një sulm me thikë në një motel.
I vdekur gjithashtu ka mbetur edhe autori i dyshuar, thonë zyrtarët.
Policia e El Monte mori një telefonatë nga një motel pasi dyshohej se kishte ndodhur një sulm me thikë dhe kur ata shkuan të dhomën ku ishte i dyshuari nisën të shtëna me armë.
I dyshuari më pas tentoi të largohej nga dhoma e motelit ku u përplas sërish me policinë në parking.
Dy oficerët që u plagosën u dërguan në spital, por ndërruan jetë të martën në mbrëmje, ndërsa i dyshuara ka ndërruar jetë po në vendngjarje./albeu.com