Iu nënshtrua operacionit pas thyerjes së krahut, reagon për herë të parë Einxhel (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, ndësa po luante një lojë me Ilirin, konkurrentja e Big Brother Einxhel Shkira ka thyer krahun. Ajo sot iu nënshtrua një operacioni, dhe nga spitali “Hygeia” ka bërë një lidhje direkte në prime-n e sotme dhe ka folur për gjendjen e saj.

Ajo ka treguar se është mirë dhe ka falënderuar banorët që i kanë qëndruar pranë.

“Kur doktori më tha që do të më vendoste allci i thashë është lajm i bukur për Donaldin sepse mezi pret t’i pikturojë. Banorët më kanë dhënë shërbim maksimal në shtëpi. Nuk jam e surprizuar sepse e di që janë njerëz të mrekullueshëm që të gjithë. I kam parë super të trembur kur më kanë parë duke qartë. Edhe pse ato e dinin që s’do bëja dramë të madhe. Ana humane është te ata dhe i falenderoj shumë që janë ashtu siç janë”, tha Einxhel.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 28.01.2022 21:47