Është gjetur ditën e sotme trupi i pajetë i peshkatarit nga Dibra që u mbyt në lumin Drin pak ditë më parë.
Raportohet se ky trup i përket peshkatarit Tofik Xhika i cili rezulton i humbur që prej datës 26 dhjetor.
Sipas burimeve, peshkatari nga Dibra kishte lënë makinën në lokalin e fshatit Fushë-Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar, ndërsa atletet i kishte lënë pranë lumit. Për disa javë rresht banorët e fshatit dhe forcat e policisë e kanë kërkuar peshkatarin por nuk kanë patur sukses.
Pasditen e sotme trupi i 50-vjeçarit është gjetur në liqenin e Fierzës, në afërsi të fshatit Bushat të Kukësit. Trupi i tij është dërguar në morgun e Kukësit ku do të kryhen të gjitha ekspertizat e nevojshme./albeu.com/