Iu dëmtua punëtori dhe përfundoi në spital, arrestohet biznesmeni

Një pronar firme, i cili në të njëjtën kohë mbante edhe postin si administratori i saj është vënë në pranga pasi një prej punëtorëve i është dëmtuar gjatë orës së punës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se një person me inicialet H.S., 32 vjeç është dëmtuar duke punuar dhe ka përfunduar në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit të punëtorit, por mësohet se ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas shtrimit të punëtorit në spital, është vënë në pranga administratori i firmës, A.A., 29 vjeç.

Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 29 vjeç pasi në firmën në administrim të tij është dëmtuar punëtori i firmës shtetasi H. S., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 5.06.2021 16:20