Italia ka shtyrë mbylljen e kufirit me Shqipërinë deri më 31 janar. Vendi fqinj ka aprovuar masa shtrënguese anti-covid në hyrjet kufitare.
Për të gjithë personat që hyjnë në territorin italian nga një vend anëtar i BE, bëhet i detyrueshëm tamponi negativ.
Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore e tamponi negativ.
Këto masa hyjnë në fuqi nga 16 dhjetori deri me 31 janar 2022.
Urdhri u firmos nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.
Masat e marra më 25 tetor:
Më 25 tetor Italia vendosi që hyrja nga Shqipëria në Itali dhe i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të lejohej vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute, apo rikthim në banesën e rezidencës.
Lajmi u konfirmua për RTV Ora e Ora Neës nga ministria italiane e Shëndetësisë, e cila bëri me dije se Shqipëria doli nga lista e vendeve D, të Ministrisë duke u renditur në zonën e kuqe të nivelit E.
Vendimi hyri në fuqi më 26 tetor dhe ishte parashikuar të zgjaste deri më 15 dhjetor 2021./albeu.com/