Italia në krizë, ministrja: Na duhen 1 milionë puntorë

Italia është në krizë për punëtore, ku sipas ministres së punëve janë rreth një milion vende pune bosh.

Ministrja e Punës e Italisë, Marina Elvira Calderone duke folur gjatë Forumit ‘Confcommercio’ dha alarmin për situatën në dukje kontradiktore që ka mbërthyer tregun e punës në Itali. Ajo tha se vendi po përballet me një mungesë të madhe të fuqisë punëtore dhe se mungojnë gjithsej një milion punëtorë në disa sektorë ekonomikë.

“Sot, ndoshta kemi një milion vende pune që nuk jemi në gjendje t’i mbulojmë, ndërkohë që kemi shumë njerëz që janë jashtë qarkut të punës dhe për rrjedhojë nga angazhimi. E shikoj me interes një sezon protagonizmi të organeve të ndërmjetme shoqërore të shtetit. Kjo i detyrohet një protagonizmi të fortë të shoqatave të punëdhënësve të shoqatave sindikaliste që kanë detyrën e rëndësishme të mbikëqyrin pazaret e mira. Një paradoks i vërtetë, duke qenë se ka më shumë se dy milionë të papunë në vend dhe ka një normë rekord të papunësisë tek të rinjtë, e dëshmuar në 224%, përveç dy milionë të rinjve NEET, fëmijë që nuk studiojnë, nuk stërviten dhe nuk punojnë, dhe një normë punësimi të femrave deri në 13 pikë nën mesataren e BE-së”, tha ajo.

Sipas Anketës së Profesioneve të Sistemit ‘Excelsior’, sektorët që kanë më shumë nevojë për punëtorë janë ato të shëndetësisë, inxhinierisë, shërbime personale, e të tjera.


Shtuar 20.04.2023 21:33