Italia i jep goditjen “fatale” Putinit

Italia ka ndërprerë furnizimin me naftë ruse.

Lajmin e ka bërë të ditur Agjensia Kombëtare Italiane për furnizimin me hidro karbure, ENI, me një notë zyrtare ka informuar ndërprerjen e furnizimit me naftën ruse e derivatet e saj.

Sipas burimeve janë pezulluar të gjitha kontratat që janë në fuqi me Rusinë, për furnizimin me naftën bruto dhe nënproduktet e saj. Agjecia thotë se po ndjek me vëmendje edhe procesin e furnizimit me gazin rus.

Kryeministri italian Mario Draghi ka informuar në Parlamentin italian mbi masat konkrete që qeveria po ndërmerr për të përballuar krizën energjitike që ka përfshirë vendin.

Qeveria italiane ndërkohë ka marrë masat e domozdoshme që vendi të mos ketë mungesa të naftës dhe gazit natyror dhe qytetarët të mos paguajnë shuma të larta për këto nënprodukte./albeu.com/