Ishte shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge, oficeri shqiptar arrestohet sa hyn në kufirin grek (EMRI)

Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e shkuar një efektiv shqiptar. Sipas informacioneve, 32-vjeçari Amarildo Kureta, i cili punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit, ishte transferuar aty si pjesë e forcave operacionale, pasi më herët kishte qenë pjesë e “Shqiponjave” në Tiranë.

Kureta është arrestuar në kufirin grek menjëherë sapo ka shkelur aty, pasi ndaj tij kishte një urdhërarresti ndërkombëtar nga Italia për trafik drohe.

Vetë Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka mohuar që Kureta të ishte pjesë e forave të policisë, ku ka theksuar se ai ëhstë shkarkuar nga detyra.

Por Kureta ka kaluar kufirin, ndërsa kishte marrë lejen vjetore.

Ndërkhë raportohet se në Shqipëri nuk ka patur dijeni se efektivi Kureta ka qenë në kërkim ndërkombatr, pasi në Drejtorinë e Policisë së Beratit nuk ka patur asnjë letër apo informacion, nga ana e shtetit italian.

Amarildo Kureta ishte shpallur në kërkim nga shteti italian, ku akuzohet për trafik droge, pas hetimeve disa vjeçare dhe kriptimeve të bisedave telefonike mes efektivit dhe një rrjeti të strukturuar krimi në fushën e narkotikëve.


Shtuar 19.09.2023 15:32