Arrestimi i oficerit shqiptar për trafik droge, reagon Balla: Ishte përjashtuar nga radhët e policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar aps lajmit të arrestimit të efektiviti të policisë shqiptare, Amarildo Kureta nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim nga Iatlia për trafik droge.

Në reagikmin e tij Balla ëhstë shprehur se Kureta prej datës 2 gusht nuk ka qenë më pjesë e Policisë së Shtetit, pasi ëhstë përjashtuar.

Mësohet se Amarildo Kureta, 32-vjeç punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtor

Bëhet me dije  Kureta kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur për pushime, por sapo ka hyrë në doganën greke ai është prangosur. Burimet zyrtare të DVP Berat konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë njoftim nga Interpoli se efektivi i tyre ishte person “i shpallur në kërkim” për trafik droge.

Kureta ishte shpallur në kërkim nga shteti italian, ku akuzohet për trafik droge, pas hetimeve disa vjeçare dhe kriptimeve të bisedave telefonike mes efektivit dhe një rrjeti të strukturuar krimi në fushën e narkotikëve.


Shtuar 19.09.2023 15:40