“Ishte një mbret i cili torturonte popullin e tij…”, përralla e Aida Shtinos që godet realitetin shqiptar

“Ishte nje mbret i cili torturonte popullin e tij qe nuk ishin me popull, por ishin kthyer ne skllever…Ky mbret i qellonte me kamzhik ne nje ore te caktuar sklleverit e vet , qe ti bindeshin. Nje dite mbreti haroi se ishte pak i zene ..dhe cfare ndodhi, degjoi ne oborr sklleverit qe kishin ardhur vete. Doli ne drirare dhe ju tha, perse keni ardhur?
Te na rrahesh me kamzhik o mbret, se vajti ora…..
Mbreti nenqeshi me cinizem dhe i kenaqur mori kamzhikun, me vete mendoi se qellimin e kishte arritur….tashme populli i tij ishte mesuar me dru….”, kjo legjendë nëse mund ta quajmë kështu, u shfaq sot në profilin e gazetares Aida Shtino.

Kohët e fundit, Aida është bërë mjaft agresive me qeverinë, prandaj dihet që këtë status ia adreson drejtpërderejtë Ramës dhe qeverisë.

Një reagim i fuqishëm i gazetares erdhi edhe kur u lajmërua zyrtarisht rritja e çmimeve. Ironia e saj nuk mungon në asnjë rast dhe as sulmi publik për politikanët në pushtet./albeu.com/


Shtuar 10.03.2022 12:54