Ishte nisur për në Angli, alarm për bombë në avionin plot pasagjerë, piloti bën ulje emergjente në Çeki

Një kërcënim për bombë u raportua në aeroplanin që udhëtonte nga Krakovi i Polonisë për në Bristol të Anglisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Aeroporti i Prangës në Çeli, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të rrjeteve sociale

“Aeroplani që shkon nga Krakov, Poloni për në Bristol ndryshoi drejtim në orën 22:50 dhe u ul i sigurt në linjën e Aeroportit të Pragës. Ai synon të sigurojë sigurinë e pasagjerëve dhe të gjithë trafikun ajror. Të gjitha veprimet aktualisht po kryhen nga policia çeke”, thuhet në njoftim.

Policia çeke tha se ekspertët e eksplozivëve ishin në vendngjarje dhe po hetonin pajisjen e raportuar. Aeroporti i Pragës tha më vonë se nuk kishte objekte të rrezikshme në bord.


Shtuar 5.12.2022 11:09