Etleva Kondi, një prej të shpallurve në kërkim për aferën e inceneratorëve është dorëzuar në polici sapo është kthyer nga Italia.
Kondi raportohet se ka qenë në shtetit fqinj për një kurim dhe sapo është kthyer, i është drejtuar Policisë së Tiranës.
Ndërkohë për Kondin u dha nga GJKKO masa ‘arrest shtëpie’.
Kondi cilësohet si njeriu ‘kyç’ për inceneratorët, pasi ka qenë anëtare e komisionit të inceneratorëve. Po ashtu mësohet se Kondi ka firmosur dhe për energjinë për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që refuzoi ftesën e Komisionit Hetimor për të dëshmuar, duke qenë se ishte person nën hetim.