Ishte kthyer nga Anglia, të riut i kapen të fshehur në çantë 21 mijë paundë

Ditën e sotme policia kufitare në Rinas ka arrestuar shtetasin me iniciale F.B pasi iu gjetën 21 550 paund stërlina, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

Shtetasi ishte kthyer nga Anglia ndërkohë policia ka filluar procedimin ndaj tij nën akuzën “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ndaj shtetasit F. B., 28 vjeç, rezident në Angli.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij iu gjetën 21 550 paund stërlina, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

Në përfundim të veprimeve të para, shtetasi F. B. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Shtuar 20.09.2022 11:24