Prangosen 6 të rinj në Tiranë, policia: Bënin zhurmë dhe na rrahën disa efektivë

Gjashtë persona kanë rënë në prangt e policisë pasi mbrëmjen e djeshme nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar nga subjekti ku po qëndronin, për shkak se kishte ankesa nga qytetarët për zhurma.

Këta persona kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Njoftimi-Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin T. H., 25 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/