Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë në Korçë, teksa ka qenë duke qëndruar në një lokal.
Shtetasi GJ.M, dyshohetse ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 28.11.2022, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lokali, ka ndërruar jetë shtetasi Gj. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes./albeu.com