Programi “Pas Shkolle”/ Ministrja Mirela Kumbaro: Dyfishohet pagesa e shpërblimit dhe zgjerohet lista e mësuesve që mund të kontribuojnë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi se në vazhdim të ndryshimeve ligjore të muajit mars, një vendim i ri i Këshillit të Ministrave mbështet zgjatjen e kohës së qëndrimit në shkollë që kombinon programin e detyrueshëm me aktivitetet në kuadër të programit “Pas Shkolle”.

Ministrja tha se është vendosur dyfishimi honorarit me të cilin shpërblehen orët jashtë programit mësimor të detyruar, duke e çuar në 1000 lekë për një orë nga 500 lekë që ishte e parashikuar, si dhe duke e hapur listën e bashkëpunimit përtej mësuesve të shkollave, me mësues në pension, ekspertë e specialistë të arteve, zejeve, etj.

Të lidhura

None found

“Kjo pjesë e programit duhet të mbështetet financiarisht, kjo është arsyeja pse sot këshilli i ministrave që të dyfishojë honorarin me të cilin shpërblehen këto orë jashtë mësimit të detyruara në shifrën 10 mijë lekë të vjetra për orë, për 60 minuta. Ishte e parashikuar 5 dhe kemi mbërritur në 10.

Jo vetëm kaq, por ne hapin listën e bashkëpunëtorëve me mësuesit që janë brenda sistemit shkollor, të cilët pasi kanë kryer orët e detyrueshëm dhe ndoshta nuk kanë energjinë e duhur për të vazhduar edhe dy tre orë të tjera, por e hapim këtë listë, tashmë me këtë vendim për mësues që janë në pension, që janë aktiv dhe kanë dëshirë të jenë pjesë e këtij programi, për specialist të ndryshëm të arteve, të muzikës për artizanë”, tha ministrja Kumbaro duke bërë një ftesë për të gjithë figurat e arsimit, artit, sportit që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë program.


Shtuar më 10.04.2026 10:52

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş