Ishte duke lozur në oborrin e shtëpisë, i mituri plagos aksidentalisht me armë sportive dajën

Një 28 vjeçar është plagosur aksidentalisht me armë sportive nga nipi i tij i mitur në Përmet.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së djeshme. Policia bën me dije se shtetasi i mitur me iniciale R.U., duke luajtur në oborrin e shtëpisë, dyshohet se aksidentalisht ka goitur në shpatull me armë sportive dajën e tij, shtetasin N.L., 25 vjeç banues në Përmet.

Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

Rreth orës 14:30, datë 31.08.2021, në Përmet, shtetasi i mitur R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive (dajën e tij) shtetasin Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive.

Gjithashtu specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe për shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Përmet, i cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse.


Shtuar 1.09.2021 08:15