Ishte arratisur nga burgu, policia greke arreston shqiptarin, çfarë i gjetën gjatë kontrollit

Një 46-vjeçar nga Shqipëria, i cili ishte arratisur nga burgu ku vuante dënimin për trafik droge, është arrestuar nga policia greke në një zonë të Kameni Vurlës.

Ndaj tij ishte në pritje një vendim i Gjykatës së Apelit Penal Treanëtarësh të Lamisë, me të cilin ai ishte dënuar me 10 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë. 46-vjeçari u dërgua në komisariatin e Lokronit dhe prej andej në prokurorinë e Lamisë, i cili dha urdhër për ndalimin e tij në një qendër paraburgimi.

Shqiptari iu dhe gjetën 59 pilula droge kur u arrestua dhe ndaj tij është ngritur një dosje për shkelje të ligjeve për drogën dhe të huajt. /albeu.com


Shtuar 10.01.2023 09:37