Iu gjet snajperi i rrallë në çantë, arrestohet shqiptari në Greqi

Policia greke ka arrestuar një shqiptar pasi qarkullonte në zonën e Atikës me një snajper në krah. I riu nga Shqipëria, ngjalli dyshim me çantën e madhe dhe të zezë më të cilën po udhëtonte, duke u ndaluar për kontroll. Pikërisht në këtë moment, ai hodhi çantën dhe u përpoq që të largohej me urgjencë por nuk ia doli të largohej. Në momentin kur hapën çantën, efektivët gjetën një snajper “Lee Enfield” me një kalibër 7.62 mm, një revistë, dy gëzhoja, një palë doreza dhe një jastëk qitjeje!

Kur u dorëzua në Komisariat, shqiptari thoshte vazhdimisht një emër tjetër duke mos e identifikuar veten plotësisht, ndërsa me vete nuk kishte asnjë dokument. Shqiptari pretendon se e solli armën nga malet, pasi kishte hasur “vështirësi ekonomike” në Shqipëri dhe po kërkonte një blerës. Dëshmi që nuk është aspak bindëse pasi një armë e tillë në tregun e zi arrin vetëm në 5,000 euro.

Lee-Enfield ishte arma kryesore e Ushtrisë Britanike gjatë gjysmës së parë të shekullit 20 dhe është ende e famshme sot për efektivitetin e saj. Armë të tilla ekzistojnë edhe në Qipro, ndërsa është interesant fakti sesi një “snajper” i tillë të përfundojë në territorin shqiptar. Kjo pasi depot e plaçkitura të diktatorit Enver Hoxhës kanë vetëm armë të zakonshme kineze dhe jo snajper, të cilat ishin ekskluzivitet vetëm i SHIK.

Arma arrin me saktësi objektivin e saj deri në një distancë prej 400 metrash, ndërsa autoritetet dyshojnë se do të përfundonte në duart e kriminelëve, pasi muajt e fundit në Greqi ka nisur një përplasje midis ” kumbarëve” të natës.


Shtuar 28.04.2021 13:38