Këto ditë vendi ynë është goditur nga një valë të ftohti me temperatura të ulta që mbërrijnë deri në -17 gradë Celsius.
Ndërkohë, lidhur me këtë situatë Instituti i Shëndetit Publik u bën apel qytetarëve të kenë kujdes, të vishen trashë, të pastrojnë zonat ku ka ngricë duke hedhur rërë ose kripe.
Po ashtu ISHP përmes një postimi në Facebook apelon që qytetarët të dalin të shoqëruar në ambiente të jashtme.
ISHP: Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza, këpucë kundër ujit. Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë. Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme. Lëvizni ngadalë kur kryeni punë dhe detyra në ambiente të jashtme. Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur merrni pjesë në aktivitete të jashtme. Mos harroni të merrni celularin.