Ishin humbur në plazhin e Shëngjinit, policia gjen prindërit e dy vogëlushëve

Sot në plazhin e Shëngjinit ishin humbur dy fëmijë të vegjël, 5 dhe 7 vjeç. Pas kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën të dy fëmijët dhe iu dorëzuan familjarëve të tyre në gjëndje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin, Lezhë

Shërbimet e Policisë në Shëngjin ,kanë marr njoftim së në zonën e plazhit Shëngjin, dy fëmijë të moshës 5 dhe 7 vjeç, kanë humbur kontaktet me familjet e tyre.

Pas kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën të dy fëmijët dhe iu dorëzuan familjarëve të tyre në gjëndje të mirë shëndetësore.

Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm./albeu.com

Shtuar 11.07.2021 17:59