Çfarë rastësie, Ronaldo dhe Messi fituan trofeun e parë me kombëtaret në të njëjtën datë

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi fituan trofeun e parë me komëtaret në të njëjtën datë, pra më 10 korrik

Ishte data 10 Korrik viti 2016 kur Ronaldo fitoi Kampionatin Evropian me Portugalinë pasi mposhtën në finale Francën 1-0.

Saktësisht pesë vite më vonë më 10 Korrik 2021 ishte Messi që fitoi trofeun e tij të parë me Argjentinën.

34-vjeçari, ‘theu’ mallkimin me Argjentinën dhe fitoi trofeun e parë pas katër finaleve të humbura ndër vite.

Të dy futbollistët ishin kritikuar me vite të tëra për faktin që kishin fituar trofe vetëm në nivel klubesh, por kjo ka mbetur në të kaluarën pasi tani të dy kanë trofe të fituar me kombëtaret e tyre. /albeu.com/


Shtuar 11.07.2021 18:06