Ishe duke kalëruar, “trembet” kali, ndërron jetë i moshuari në Kolonjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodbur në Kolonjë këtë të martë.

Një i moshuar ka rënë nga kali, e për pasojë ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se I.L 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga disa qen.

Trupi i viktimës është duke u transportuar drejt morgut.

/albeu.com/ 


Shtuar 31.01.2023 20:05