Një student arti i Koresë së Jugut hëngri një banane që ishte pjesë e një instalacioni të artistit italian Maurizio Cattelan, duke thënë se ishte “i uritur” pasi nuk kishte ngrënë mëngjes.
“Studenti i tha muzeut se e hëngri sepse ishte i uritur”, tha një zëdhënës i muzeut për CNN në një telefonatë.
Vepra e artit e quajtur “Komediani”, pjesë e ekspozitës së Cattelan “WE”, përbëhej nga një banane e pjekur e ngjitur me shirit ngjitës në një mur në Leeum Musuem of Art të Seulit.
Pasi e hëngri frutin, studenti koreano-jugor e ngjiti lëvoren përsëri në mur. Lëvorja u zëvendësua më vonë nga muzeu me një banane të freskët.
/Albeu.com/