Ish-presidenti i Gjeorgjisë “helmohet” në burg, rrezikon vdekjen

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili u “helmua” në burgun e Gjeorgjisë dhe rrezikon vdekjen nëse nuk merr trajtimin e duhur, sipas një raporti mjekësor të publikuar sot nga avokatët e tij.

Saakashvili, 54 vjeç, u dërgua në spital vitin e kaluar pas një greve urie 50-ditore për të protestuar ndaj burgosjes së tij, të cilin ai e denoncon si të motivuar politikisht.

Në një raport të bërë publik nga avokatët e tij, toksikologu amerikan David Smith pohon se “ekzaminimet zbuluan praninë e metaleve të rënda” në trupin e ish-presidentit.

“Me një shkallë realiste sigurie mjekësore, këta agjentë toksikë, duke përfshirë merkurin dhe arsenikun, u shfaqën në sistemin e Saakashvili pas burgosjes së tij,” shtoi Smith.

Sipas autorëve të këtij raporti të datës 28 nëntor, personi në fjalë po merr trajtim mjekësor të dëmshëm për të pa mbikëqyrje të duhur.

“Rreziku i rritur i vdekshmërisë është i pashmangshëm” pa trajtimin e duhur, “i cili duket se është refuzuar ose i padisponueshëm” në Gjeorgji, paralajmëroi Smith.

Autoritetet gjeorgjiane kanë siguruar se Mikheil Saakashvili po merr të gjithë kujdesin e nevojshëm me Presidenten Salome Zourabisvili duke thënë se i takon gjykatave të vendosin nëse ai duhet të lirohet për arsye shëndetësore.

Një tjetër mjeke, Mariam Tziskarian, e cila kryesoi bordin mjekësor që ekzaminoi Saakashvilin, i tha AFP sot se ky i fundit “u diagnostikua me dëmtim të trurit dhe probleme neurologjike si rezultat i helmimit.”

“Ai vuan nga një sërë sëmundjesh të rënda, të cilat janë të papajtueshme me burgosjen e tij” , shtoi ai.

Presidenti i Gjeorgjisë nga viti 2004 deri në vitin 2013, Mikheil Saakashvili u burgos në tetor 2021, disa ditë pasi u kthye nga vitet e mërgimit, pasi kërkohej nga drejtësia gjeorgjiane./albeu.com