Ish-guverantori i bankës qendrore të Afganistanit: Talebanët po më kërkojnë

Ish -guvernatori i bankës qendrore të Afganistanit ka thënë se ai nuk do të kthehet në vend pavarësisht garancive nga talebanët se ish -zyrtarët mund të kthehen me amnisti në punët e tyre.

Ajmal Ahmady i tha BBC World News se, talebanët e kishin kërkuar, duke trokitur në dyer në pronat ku ai kishte jetuar më parë.

Ai gjithashtu tha se, mendonte se ka të ngjarë që SHBA të ngrinte rezervat ndërkombëtare të Afganistanit në mënyrë që talebanët të mos kenë qasje në to, duke shkaktuar probleme me monedhën./albeu.com


Shtuar 18.08.2021 15:40