Ish-deputeti socialist porositi ekzekutimin e vëllezërve Bami, Arben Mërkuri do t’i vriste, zbardhen rolet e bosëve të krimit në atentat

Janë zbardhur rolet e anëtarëve të grupeve kriminale në planin për eliminimin e Durim dhe Valter Bamit.

Mësohet se porositësi ka qenë Arben Ndoka, ish-deputet, vrasje të cilat do të ndodhnin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka më datë 09.12.2017.

Roli i organizuesit i ishte besuar Arian Tukut, i cili kishte edhe rolin e financuesit dhe koordinimit.

Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e viktimave.

Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit.

Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen.

Arben Mërkuri, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit.

Gentian Bejtja, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2024, në bashkëpunim me Naim Stafuka ka pasur rolin e lokalizimit të viktimave.

Emiljano Shullazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shënjestrave të atentatit.

Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e dy vëllezërve Bami./albeu.com


Shtuar 20.05.2024 13:19