Ish-deputeti i LSI-së Lefter Maliqi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas dënimit të ish-ministrit Saimir Tahiri me 3.4 vjet burg.
Maliqi ngre pikëpyetje për sigurinë e Tahirit, ku thotë se po tentohet t’i mbyllet goja duke e dërguar në burgun 313, që sipas tij është një prej institucioneve të izolimit më të rrezikshme në vend.
Të lidhura
None found
Më tej ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar kreu i mafies që ka eliminuar një nga bashkëpunëtorët e tij për karrigen e pushtetit.
Postimi i Lefter Maliqit:
Ky sulltan te inkriminon dhe te linçon duke te asgjesuar per karrigen e tij.Jeta e Tahirit ne rrezik.Kush urdheroj dergimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmeri te lart,kush do ti mbyll gojen Tahirit sepse eshte i vetmi qe di per urdheruesin e kanabizimit te vendit dhe kreun e mafies Rama.Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose eshte nen kercenim e presion te mbyll gojen! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij!Pasi i keq-përdori, i futi në burg ish-Ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u laguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes. E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! “Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!/albeu.com
