Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së emërohet në qeveri, Berisha: Rama synon të korruptojë opozitën

Sali Berisha reagoi ndaj vendimit për të vendosur një ish-zyrtare të lartë të Partisë Demokratike në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka si politikë korruptimin e opozitës.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Isa Myzyraj lidhur me emërimin e ish-sekretares dhe ish-anëtares së Kryesisë së PD-së, kryedemokrati tha se, në vlerësimin e tij, “korruptimi i opozitës, burgosja e opozitës dhe rrënimi i saj janë politika kryesore të diktatorit Edi Rama”.

Të lidhura

None found

Sipas Berishës, në funksion të kësaj politike ka persona që “shiten dhe blihen sipas tregut të qeverisë”. Megjithatë, ai nënvizoi se opozita vijon të jetë e palëkundur në përballjen me mazhorancën.

“Jam i sigurt se opozita qëndron më e vendosur dhe më e pamposhtur se kurrë dhe është e gatshme të bëjë gjithçka për largimin e tij nga pushteti”, u shpreh Berisha.

Në të njëjtin prononcim, kreu i PD-së foli gjithashtu për zhvillimet brenda Partisë Socialiste. Ai përshëndeti, sipas formulimit të tij, “ata socialistë që dogjën dokumentet e partisë së krimit”, ndërsa e cilësoi Edi Ramën si “politikisht të pashpresë”.

Reagimi i Berishës pasoi emërimin e ish-zyrtares demokrate në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, vendim që ka shkaktuar reagime në skenën politike.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort