Rama: Rilindje e industrisë ushtarake, Shqipëria dorëzon 40 mjetet e para taktike të prodhuara në vend

ceremonia e dorëzimit të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri, sipas standardeve të NATO-s, është përshëndetur nga kryeministri Edi Rama si një moment historik për ringritjen e industrisë ushtarake shqiptare. Mjetet do t’u dorëzohen për përdorim Forcave të Armatosura.

Rama deklaroi se për vite me radhë ushtria shqiptare ishte lënë pas dore dhe kishte vijuar të funksiononte kryesisht falë përkushtimit, vullnetit dhe ndjenjës patriotike të ushtarakëve. Në atë periudhë, sipas tij, ideja e një industrie ushtarake shqiptare dukej e pamundur.

Të lidhura

None found

“Për një kohë të gjatë nuk bëhej fjalë që të përfytyrohej një industri ushtarake. Historia e tenderave, e blerjeve të makinerive laramane dhe e ngatërresave të ndryshme ishte histori e përditshme e shtetit shqiptar”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se vendi ka kaluar tashmë në një etapë tjetër, pasi nuk kufizohet më vetëm te përdorimi i teknologjisë së mbrojtjes, por po angazhohet edhe në projektimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të veta teknologjike.

Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi edhe sipërmarrësen Arjeta, të cilën e cilësoi si një nga figurat kryesore të kësaj industrie në zhvillim. Ai tregoi se ajo ishte nga Bulqiza dhe, pas një periudhe emigrimi dhe pune në një fabrikë që prodhonte mjete motorike, u kthye në Shqipëri për të ngritur një startup të fokusuar në prodhimin e mjeteve motorike.

Sipas Ramës, edhe pse në fillim u përball me vështirësi dhe nuk pati mbështetje institucionale, kompania arriti të prodhojë ambulanca në Shqipëri, të cilat më pas u eksportuan edhe në Ukrainë. Ai nënvizoi se, në të njëjtën kohë, Shqipëria vazhdonte të siguronte mjete të tilla përmes importit dhe tenderave.

Rama bëri të ditur se më vonë u themelua kompania shtetërore “KAYO”, me 100% pjesëmarrje të shtetit, e cila pritet të shërbejë si bazë e zhvillimeve të ardhshme në industrinë e mbrojtjes.

“Ne nuk jemi të prirur të blejmë nga jashtë asgjë që mund ta prodhojmë këtu. Nuk jemi të prirur të mikpresim kompani të huaja që marrin asetet tona dhe më pas gjithçka e çojnë jashtë. Duam që çdo kompani që vjen në Shqipëri të pranojë shtetin si ortak”, u shpreh Rama.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet “Timak Defence” dhe “KAYO” i ka mundësuar shtetit shqiptar të zotërojë aksione në një kompani që prodhon mjete për ushtrinë.

“Timak Defence” u krijua fillimisht si një startup shqiptar, ndërsa sot, sipas kryeministrit, është shndërruar në një kapacitet të rëndësishëm prodhues për Forcat e Armatosura. Mjetet e prodhuara në Shqipëri janë ndërtuar në bashkëpunim me kompani të njohura ndërkombëtare të industrisë së automobilave.

Duke iu referuar periudhës pas vitit 1992, Rama tha se Forcat e Armatosura u përballën me një fazë të vështirë, të karakterizuar, sipas tij, nga “shkatërrimi dhe çmontimi” i kapaciteteve ushtarake. Ai theksoi se aktualisht po krijohet një flotë e re mjetesh, e ndërtuar në përputhje me standardet e NATO-s.

Objektivi, sipas kryeministrit, është që deri në vitin 2028 ushtria shqiptare të disponojë të gjitha mjetet dhe kapacitetet e nevojshme, duke nisur nga automjetet e lehta e deri te sistemet më të avancuara.

“Mos u çudisni kur një ditë të vijmë përsëri këtu dhe të ekspozojmë produkte të prodhuara në Shqipëri, të cilat do t’ua japim edhe ushtrive më të mëdha në botë, përfshirë ushtrinë amerikane. Imagjinoni një ushtar amerikan me një produkt ‘Made in Albania’. Kjo është Shqipëria tjetër që kemi ndërtuar”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se kompania “Timak” nuk po merret vetëm me prodhimin e mjeteve taktike ushtarake, pasi aktualisht po ndërton edhe 14 automjete të reja zjarrfikëse.


Shtuar 31.07.2026 11:49

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort