Investimet dhe kontrollet ulin me 1.1% humbjet e energjisë në rrjet, niveli arrin në 15.9%

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike kanë vijuar të tkurren gjatë 6-mujorit të parë të vitit. Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes tregojnë se ato ranë në 15.91%, kundrejt 17% të regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, çka përfaqëson një përmirësim prej 1.1%.

Ky është niveli më i ulët i raportuar ndër vite për periudhën janar-qershor, duke dëshmuar rritjen e eficiencës së rrjetit elektrik. Në vitin 2024, humbjet ishin 17.97%, një vit më vonë zbritën në 17%, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti arritën në 15.91%.

Të lidhura

None found

Rënia e këtij treguesi zakonisht lidhet me investimet në sistemin e shpërndarjes, përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës, si edhe me veprimet për zbulimin e lidhjeve të paligjshme dhe ndërhyrjeve të paautorizuara. Sipas OSSH, rezultatet janë fryt i punës së pandërprerë në rrjet, kontrolleve të zhvilluara në terren dhe masave të zbatuara për reduktimin e humbjeve.

Niveli i humbjeve konsiderohet ndër treguesit më të rëndësishëm për vlerësimin e performancës së operatorit të shpërndarjes, pasi ka ndikim të drejtpërdrejtë te kostot e sistemit dhe te eficienca e furnizimit me energji elektrike.

Humbjet teknike burojnë kryesisht nga veçoritë fizike të rrjetit dhe procesi i transmetimit të energjisë. Ndërkohë, në kategorinë e humbjeve joteknike përfshihen vjedhja e energjisë, si dhe problemet e lidhura me matjen dhe faturimin.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom