Trupi i një skocezeje 38-vjeçare gjendet në një valixhe në Athinë, autoritetet greke dhe britanike nisin hetimet

Një burrë i pastrehë zbuloi muajin e kaluar trupin e pajetë të një gruaje brenda një valixheje, në një godinë të braktisur në lagjen Kypseli të Athinës.

Të lidhura

None found

Transmetuesi publik grek ERT raportoi se viktima besohet të jetë Elisabeth-Jane Ross, një 38-vjeçare nga Skocia, e cila mendohet se kishte udhëtuar muajin e kaluar nga Qiproja drejt Greqisë. Sipas vlerësimeve të hetuesve, vdekja e saj kishte ndodhur pesë deri në shtatë ditë përpara gjetjes së trupit.

Autoritetet greke njoftuan se identifikimi i shtetases britanike u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve, të cilat përkonin me të dhënat e Interpolit për një grua të lindur në vitin 1988.

Policia e Skocisë ka konfirmuar bashkëpunimin me palën greke për hetimin e rastit. Ndërkohë, autoritetet në Greqi po presin të dhëna të tjera nga homologët britanikë lidhur me identitetin dhe lëvizjet e viktimës.

Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende dhe pritet të sqarohet pas përfundimit të analizave mjeko-ligjore. Hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes vazhdojnë.

Një zëdhënës i policisë greke deklaroi: “Nga autoritetet britanike janë kërkuar detaje të mëtejshme në lidhje me kohën kur ajo mbërriti në Greqi dhe me kë udhëtoi. Nuk mund të japim më shumë informacion në këtë fazë, pasi hetimet janë ende në zhvillim”.


Shtuar 29.07.2026 19:15

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom