Pas transmetimit të investigimit të emisionit ‘Report’ në RAI3, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i shtetit shprehet se ky është një sulm mbi emrin dhe flamurin e shqiptarëve.
Gjithashtu, Rama shtoi se duke marrë shkas nga gojët e politikanëve shqiptarë u hodh baltë mbi Shqipërinë.
“Gjithë balta e eksportuar nga këtu në Itali dhe ekspozuar pa asnjë fakt dhe pa asnjë interes për publikun italian. Baltë mbi Shqipërinë e shqiptarët.
Shqipëria nuk është më ajo që ishte, por ata që janë mënuar të na trajtojnë si vend i botës së 3 nuk na e falin dot progresin.
E vetmja mënyrë që gjejnë në gojën e politikanëve të paskrupuj , është hidh baltë për të na pikturuar si trafikantë.
Cënimi i gjysmë të vërtetave në gjuhë të huaj, është sulm mbi emrin nderin e flamurin tonë kombëtar. Kush e bën duhet të mësojë që koha kur kryeministri bënte të fortin këtu e të menderosurit në botë, ka ikur”, shprehet Rama.