Me fjalët e Beppe Marotta, i cili mëngjesin e sotëm në “Radio Rai” konfirmoi se Interi e ka kushtuar të gjithë vëmendjen te Gleison Bremer për mbrojtjen, faktet do të vijnë së shpejti.
Sipas “Sky Sport”, në fakt, javën e ardhshme është planifikuar një takim mes zikaltërve dhe drejtuesve të Torinos për të diskutuar të ardhmen e mbrojtësit brazilian.
Skriniar duket larg Interit, ku duket se Interi do e përdorë Skriniarin si të sakrifikuarin e ekipit, për të arritur përforcimet si Dybala-Lukaku.
Por Gianluca Di Marzio, gazetari i njohur italian, thekson se edhe nëse Skriniar nuk largohet, Bremer mund të mbërrijë në Milano./ h.ll/albeu.com