Inter i qartë për të ardhmen, lojtari shqiptar dhe ai i Sassuolos objektivat e verës

Inter tashmë ka filluar të mendojë për merkaton e verës.

Zikaltërit kanë si objektivë transferimin e një ose dy mesfushorëve premtues, të cilët mund të mbulojnë shumë mirë repartin e Brozovic dhe Barella kur ata nuk do të jenë të disponueshëm.

Të lidhura

None found

Vidal dhe Vecino janë dy largime të sigurta në këtë repart, dhe Inter tashmë synon dy transferime të reja. I preferuari i mesfushës dhe synimi kryesor është lojtari i kombëtares shqiptare, Asllani. Interi do të mundohet të bindë Empolin duke i ofruar para dhe kartonin e sulmuesit Esposito .

Një emër tjetër për mesfushën është ai i Sassuolos, Davide Frattesi.

Por nga Sassuolo Inter synon të transferojë dy lojtarë gjatë merkatos së verës. Frattesi dhe Scamacca janë dy të preferuarit e drejtuesve të klubit zikaltër.

Për Scamacca, Inter do të mundohet t’i bindi ata duke i ofruar Pinamontin, Casadei dhe një shumë parash të konsiderueshme./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.05.2022 15:11